Miqësia që përfundoi në pl@mba, arrestohen edhe 2 djemtë e autorit! Detaje nga kr@mi

Një ditë pas krimit të dyfishtë, Policia e Fierit ka vënë në pranga edhe tre persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në krimin e rëndë që ndodhi në Kurjan të Roskovecit, ku kushëriri vrau dy vëllezërit Kurtaj pas sherrit që kishin nisur më herët fëmijët e tyre.

Autori Altin Kukaj, 49 vjeç, është arrestuar bashkë me dy djemtë e tij Ervis Kuka 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç. Dyshohet se një nga djemtë e Altin Kukës ka pasur pistoletë me vetë në momentin kur shkuan tek dy vëllezërit Kurtaj. Gjithashtu është arrestuar edhe 67-vjeçari Tomor Zyka, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

“Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit Lavdimir Kurtaj, 46 vjeç, dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta”, njoftoi policia vendore sot.

Teksa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramos Kurtaj, aty ka mbërritur 49-vjeçari Altin Kuka bashkë me të birin 21 vjeç, për t’u sqaruar pas konfliktit që kishte pasur i biri me djalin e Gramos Kurtajt.

Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka degraduar në fyerje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit. Ndërkohë, 49-vjeçari Kuka, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit.

SHKARKO APP