Miranda Rira: 30 qershori i paligjshëm, njoh dekretin e Presidentit
Kryetarët e bashkive të zgjedhur nga radhët e opozitës vijojnë rezistencën për të mos liruar zyrat për kandidatët e rilindjes të zgjedhur nga votimet moniste.
Kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira ka qëndruar në zyrën e saj dhe është shprehur se nuk do ta lirojë atë pasi 30 qershori është i paligjshëm dhe se ajo njeh dekretin e presidentit për 30 qershorin.
Kryetarja e bashkisë Prenjas Miranda Rira ka dhënë edhe një prononcim për mediat.
Ajo është shprahurse, “nuk do e liroj zyrën jam në shërbim të qytetarëve”
Jam në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës
Zgjedhjet lokale të 2019 do mbahen 13 tetor
Çdo tentativë për të dhunuar institucionin do ndiqet penalisht.
Votimet e 30 qershorit të paligjshme.
Miranda Rira tha gjitahstu se “në 30 qershor ishin votime moniste të Rilindjes”.
Qytetarët nuk kishin alternativë në 30 qershor
Kandidati hajdut i Rilindjes dhe këshilli monist me vetëm 8% të votuesve, tha ajo
Në mbështetje të kryetares së bashkisë së Prrenjasit është dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari