Miratohen emrat e 11 sekretarëve të PD dhe 8 drejtuesit në Komisionet Parlamentare
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së mësohet se janë miratuar të gjithë sekretarët e vendosur në listë. Bëhet fjalë për 11 emra, të cilët do përfaqësojnë Partisë Demokratike në dikastere të ndryshme.
11 sekretarët që ka zgjedhur PD për përfaqësim në këtë 4 vjeçar
Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ
Arta Sakaj, Sekretar i Burimeve Njerëzore
Belind Këlliçi, Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Lediana Mandia, Sekretar për Pronarët dhe Çështjen e Pronave
Flamur Hoxha, Sekretar për Klimën e Biznesit
Jonila Godole, Sekretar për të Përndjekurit Politik
Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Greta Bardeli, Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Taulant Zeneli, Sekretar i Koordinimit Elektoral
Oriela Nebiaj, Sekretare për Organizatat Partnere
Endri Hasa, Sekretar për Organizmin Dixhital
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar edhe të gjithë emrat që ishin propozuar për kryetarë të Komisioneve Parlamentare. Në krye të tyre janë vënë emrat më të spikatur të PD-së, që nga Tabaku e Vokshi e deri të prurjet e reja në parti, si Agron Gjekmarkaj.
8 drejtuesit e Komisioneve të Partisë Demokratike
Jorida Tabaku, Komisioni për Integrimin Europian
Agron Gjekmarkaj, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Albana Vokshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Oerd Bylykbashi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Sorina Koti, Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Helidon Bushati, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Flamur Noka, Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Tomorr Alizoti, Komisioni për Politikën e Jashtme