Miratohet bonusi për policët që transferohen jashtë vendbanimit

Efektivët që punojnë jashtë vendbanimit, nga 1 korriku do të marrin bonus mbi pagën të premtuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në muajin tetor të vitit të shkuar. Një bonus që pritet të ketë një impakt, nga momenti që përfitojnë rreth 40% e efektivëve të Policisë.

Në bazë të ndryshimeve të vendimit nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;
b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;
c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;
ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;
d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?