Miratohet buxheti i bashkisë së Lezhës, Ndreu: Më shumë se gjysma shkon për investime në rrugë
Me 29 vota pro dhe 5 kundër Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi buxhetin e vitit 2026, i cili kap vlerën e 25.4 miliard lekë, ku 59% e tij do të shkojë për investime publike.
Kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se buxheti ka ardhur në rritje dhe pjesa më e madhe e tij do të shkojë për infrastrukturën rrugore në zonat urbane dhe rurale, duke mbyllur rreth 70% të problematikave.
Gjatë diskutimeve disa prej këshilltarëve prezantuan disa problematika, duke kërkuar ndarjen e fondeve në mënyrë të barabartë për adresimin dhe zgjidhjen e tyre.
Me buxhetin e vitit 2026 Bashkia Lezhë ka planifikuar rehabilitimin e 112 rrugëve në zonat urbane dhe rurale, ndërtimin e pedonales nga sheshi “Papa Gjon Pali” deri tek Xhamia, rikualifikime urbane, si sheshi i lagjes “Nënë Tereza” dhe zonën pranë stacionit të trenit.
KOHA JONË SONDAZH

