Miratohet buxheti për Shkodrën, 45 milion euro investime në terren. Opozita bën ”mosbindje civile”

Në sallën e këshillit të Bashkisë së Shkodrës është miratuar buxheti për vitin 2025-së. Ka qenë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci i cili ndryshe nga paraardhësit e tij ka zgjedhur që të prezantojë para këshilltarëve, por edhe shkodranëve vizionin për Shkodrën kryeqendër të rajonit me investime konkrete, të prekshme çdo ditë nga qytetarët e Shkodrës, të cilat kapin shifrën e 45 milion eurove.

Por pas fjalës së kryebashkiakut opozita ka zgjedhur të bllokoi foltoren dhe proceduren standarte të mbledhjes së këshillit bashkiak cka solli edhe 5 minuta pushim të mbledhjes. Megjithatë pavarësisht pushimit edhe me rifillimin e mbledhjes situata ka qënë e njëjtë.

Kryetari i këshillit bashkiak ka hedhur në votim buxhetin e vitit 2025-s që ka vlerën e 29 milion eurove në total. Kjo është hera e parë që opozita në Shkodër ndërmerr një veprim të tillë duke përdorur të njëjtën skeme si ne parlamentin shqiptar, megjithatë ky dokument ka marrë formën e miratimit me 30 vota pro nga këshilltarët e mazhorancës.

SHKARKO APP