Miratohet drafti final për Statusin e Minatorit, përfitojnë 6 mijë punonjës të nëntokës

Pas 3 vitesh diskutimesh, Ministria e Industrisë dhe Energjisë ka miratuar bashkë me grupet e interesit draftin përfundimtar për Statusin e Minatorit, nga i cili do të përfitojnë 5-6 mijë punonjës të nëntokës. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, tha se të premten drafti do të dërgohet për miratimit në qeveri.

Kol Nikollaj: “Komisoni i ngritur pranë Minsitrisë së Industrisë dhe Energjisë arriti në një draft përfundimtar ku në përgjithësi u morën parasysh pothuajse të gjitha propozimet e grupit të interesit, të ish-minatorëve veçanërisht. Tashmë kemi në dorë një draft përfundimtar, i cili të premten do të shkojë në Qeveri duke ndjekur rrugën ligjore. Besoj në përputhje me afatet ligjore shumë shpjet do të kalojë në Parlament”

Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të statusit të minatorit, pensionet për punonjësit e minierave do të variojnë nga 30-40 mijë lekë. Sindikalisti Taf Koleci sqaron kushtet e përfitimit nga statusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taf Koleci: “Kush ka mbushur 10 vite e 6 muaj përfiton nga statusi, por kemi futur edhe të përndjekurit politikë të cilët kanë qenë në burgje, edhe ata e përfitojnë kush ka 10 vite e 6 muaj. Kemi shtuar dhe një klauzolë tjetër, që ata që nuk e përfitojnë për efekt të daljes në pension, 1 vit pune në nëntokë përfiton 2 vite në sipërfaqe. Të gjitha pensionet e dala para vitit 2000 do të kenë një rritje drastike në nivelin 32-40 mijë lekë”

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ndër inciatorët e hartimit të draftit për statusin e minatorit, Nikollë Gjoka, një ish-minator në pension, thotë se janë dashur mbi 3 vite pune që të arrihej në variantin përfundimtar.

Nikollë Gjoka: “Ka 3 vite e gjysmë që një grup nismëtarësh po punojnë me të gjithë piramidën qeveritare, institucionet dhe grupet parlamentare për statusin e punonjësve të minierave”

Krahas trajtimit financiar, nëpërmjet statusit minatorët do të përfitojnë edhe shërbime shëndetësore dhe social me synim integrimin e tyre pas shkëputjes nga puna në minierë.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?