Miratohet drafti “Rama” për mediat. Bushati abstenon

Nga mbrëmja e sotme mediat shqiptare do të jenë nën censurën e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Ky është ligji i miratuar pak më parë nga mazhoranca e PS-së në Kuvend me 80 vota, 4 vota kanë qenë kundër dhe 6 abstenime.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka abstenuar këtë ligj.

Ligji i censurës, mundëson qeverinë që të kontrollojë mediat e kryesisht ata online.

Sipas këtij ligji, përmbajtja e lajmeve duhet të jetë vetëm nga burimet zyrtare të qeverisë që drejtohet nga Edi Rama.

Ky ligj është kundërshtuar nga mediat, opozita dhe institucionet ndërkombëtare, duke e cilësuar si ligj që është kundër lirisë dhe shprehjes.

SHKARKO APP