Miratohet kalendari për muajin mars, seancat në Kuvend do të mbahen të hënave
Aktualitet E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 14:34
Nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 1-26 mars dhe Kalendarin e punimeve për periudhën 1-19 mars 2021. Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e senacave plenare në datat 1, 8 dhe 15 mars 2021. Seancat plenare do të zhvillohen në ditët e hëna.