Miratohet marrëveshja, Këshilli bashkiak i Shkodrës pranon akordin me FSHF

 

Këshilli i Bashkisë Shkodër kaloi pa debate dhe me konsensus pjesën më të madhe të pikave të rendit të ditës, përfshirë edhe marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit, lidhur me stadiumin “Loro Boriçi”.
40 votat e këshilltarëve i hapin kështu rrugë fondit të UEFA-s dhe finalizimit të këtij investimi madhor për Shkodrën, i cili vjen në vlerën e 15 milion eurove.
Surpriza ishte pika e 12 e rendit të ditës, ajo e zgjedhjes së dy anëtarëve të mbetur të Këshillit mbikqyrës të klubit të futbollit “Vllaznia”, që krijoi përplasje në qëndrimet e këshilltarëve. 

SHKARKO APP