Miratohet marrëveshja për qendrën e përbashkët policore e doganore Shqipëri-Greqi
Është zhvilluar ditën e sotme Komisioni i Sigurisë, ku edhe është miratuar projektligji për një qendër të përbashkët policore dhe doganore me Greqinë.
Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahilaj gjatë fjalës së tij shpjegoi detaje nga marrëveshje.
Ai prezantoi të projektligjin, ndërsa theksoi se qendra e përbashkët policore dhe doganore, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionin e paligjshëm, etj.
“Akti është paraqitur nga këshilli i ministrave në Kuvendin e republikës së Shqipërisë për miratim. Marrëveshja Shqipëri-Greqi për ngritjen e një qendre të përbashkët për bashkëpunimin policor dhe doganor. Të punuarit sa më afër, është thelbi i kësaj marrëveshje. Në marrëveshje janë përcaktuar rregullat e përbashkëta për funksionimin e qendrës. Kjo qendër e përbashkët e shkëmbimit të informacionit dhe e koordinimit të bashkëpunimit do pozicionohet në territorin e republikës greke, në ndërtesën aktuale të pikës së kalimit kufitar Kakavijë. S’ka autoritet në vendimmarrje qendra.Pikë e veçantë është dhe shkëmbimi i veçantë i të dhënave personale. Bashkë me aktin ministria e brendshme ka paraqitur në Kuvend edhe relacionin përkatës. Pjesa re procedurës. Janë ndjekur të gjitha procedurat konform ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare. Ministria për Evropën dhe ajo e drejtësisë janë shprehur parimisht dakord. Marrëveshja në parim është miratuar në 4.04 2018 dhe është nënshkruar në 18 janar 2021 në Kakavijë nga zv ministri Hodaj. Funksionimi i kësaj qendre nuk do sjellë mbivendosje me organet doganore policore pasi qëllimi është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkëmbimit të informacionit. Kjo është qendër e përbashkët e shkëmbimit dhe analizimit të informacionit. Kjo qendër trajton të gjithë çështjet dhe elementët që janë të ngjashme për të gjitha kalimit kufitar. Nuk është qendër e kalimit të përbashkët të mjeteve e mallrave. Shkëmbim informacioni për çështje të përbashkëta”.