Miratohet në parim “Plani i zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025”

 

Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare në ditën e sotme, u miratoi në parim projektligjin “Për miratimin e planit afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025”, i cili do të kalojë dhe në kuvend për miratim, në një seancë plenare. Përveç antëtarve dhe kyetarit të komisionit, të ftuar në mbledhje ishin dhe Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, z.Gjeneral Jeronim Bazo, si edhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Ministrja Kodheli në fjalën e saj është shprehur se: "Ky plan, përcakton rrugën që duhet të ndjekin Forcat e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas saj, ky dokument përcakton udhën që duhet të ndjekin Forcat e Armatosura në kuadër të rreziqeve rajonale, por dhe atyre të cilat vinë si rrjedhojë e Aleancës së vendit tonë në NATO".

Më tej Ministrja ka komentuar se ky dokument përcakton përdorimin e burimeve, mekanizmat zhvillimore për rritjen e Sigurisë Kombëtare, si dhe logjistikën e buxhetin me të cilin duhet operuar.

Një nga çështjet e rëndësishme të këtij komisioni ishte dhe sqaroi për pikat kryesore ku bazohet plani gati 10-vjeçar, i paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. “Është hera e parë që një plan i tillë vjen në Kuvend. Ligji vjen natyrshëm, pas miratimit të strategjive për Ushtrinë tokësore e detare. Shqipëria, pjesë e Aleancës së NATO-s dhe si rrjedhojë ky dokument merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi është pjesë e qasjes strategjike që Shqipëria i bënë aleancës”, – tha znj. Kodheli.

Ministrja Kodheli shtoi se dokumenti ka një rëndësi thelbësore në përcaktimin e planifikimit strategjik të ushtrisë shqiptare. “Dokumenti cakton prioritetet e FA, plani cakton një strategji të qartë të misionit të ushtrisë sonë lidhur me rreziqet që kanosin vendin dhe Aleancën. Përcakton përdorimin me racionalitet të burimeve dhe cakton zhvillimin e kapaciteteve lidhur me Sigurinë Kombëtare. Orienton ngritjen e kapaciteteve zhvillimore të ushtrisë sonë, në bazë të Strategjisë ushtarake dhe kombëtare të mbrojtjes. Dokumenti është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”, – nënvizoi znj. Kodheli.

Relatori i çështjes, Deputeti socialist, Arben Çuko u shpreh se dokumenti është i pari në vendin tonë, që prej vitit 1992, që paraqitet në formë ligji dhe merr vlera studimore, ndërsa për Gjeneralin Jeronim Bazo, ky dokument risi të saj ka ndryshimin e objektivave të vendit tonë dhe strategjisë së sigurisë së saj, në kuadër dhe të Aleancës në NATO dhe kohëzgjatjes së saj.

R.Shtylla

SHKARKO APP