Miratohet nga Këshilli, ja kush e merr drejtimin e Durrësit

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje emergjence me mjetet e komunikimit elektronik ku ka marrë disa vendime të rëndësishme. Fillimisht ky këshill ka miratuar caktimin e një prej zv/kryetarëve të Bashkisë së Durrësit, e pikërisht të Emirjana Sako, për kryerjen e funksioneve të kryetarit të kësaj bashkie për shkak të dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfaj. Emirjana Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet. Tashmë Sako është kryetare e Bashkisë së Durrësit.

SHKARKO APP