Mirditë, humb jetën minatori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga galeritë në Mirditë, ku një punëtor ka mbetur i vdekur si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor.

Kolegët e tij e kanë sjellë në spitalin e Kukësit, por ka qenë e pamundur që ai të shpëtonte.  Policia e Kukësit bën të ditur se veprimet proceduriale do të kryhen nga policia e Rrëshenit, duke qenë se ngjarja ka ndodhur në territorin e tyre.

Trupi i pajetë është në morgun e spitalit.

F.T

SHKARKO APP