Mirditë, komunitetit rom dhe egjiptian u rikonstruktohen banesat


Projekti i Ministrisë të Zhvillimit Urban, ka projekte për strehimin  e komunitetit rom dhe egjiptian dhe i ka bërë thirrje bizneseve dhe strukturave vendore për të mbështetur këtë kategori me fonde të FZHR. Komunitet rom dhe egjiptian në vendin tone është shumë here i atakuar për diskriminim sesa për ndihmë. Gjatë një takimi në Bashkinë e Mirditës, Znj. Eglantina Gjermeni së bashku me kryetarin e bashkisë z. Ndrec Dedaj dhe deputetin Eduart Ndocaj,  inspektoi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Ura e Pazarit, Varrezat Publike dhe Unaza e Madhe si dhe 15 banesa.

Komunitetet janë pjesë e shoqërisë sonë por janë më të paragjykuarit dhe më të pa ndihmuarit. Në Bashkinë e Mirditës, është kthyer vëmendja dhe kanë përfituar për herë të parë fonde për rikonstruksionin e banesave të  komunitetit rom dhe egjiptian.

Për vitin 2015 për këtë bashki nga fondet e Ministrisë së Zhvillimit Urban në kuadër të Programit “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian në njësitë e qeverisjes vendore” u zbatua  projekti në vlerë mbi pesë milionë Lekë, nga ku kanë përfituar 15 familje të komunitetit Rom dhe Egjiptian. Për vitin 2016 është rritur  me 25% fondi i atashuar për programin Përmirësimi i Kushteve të Banimit për Komunitetin Rom dhe Egjiptian në njësitë e qeverisjes vendore. 183  familje rome dhe egjiptiane në mënyrë direkt do të përfitojnë nga zbatimi i projekteve konkrete me një vlerë totale investimi rreth 113  milionë lekë.

Ministrja Gjermeni  u bëri apel drejtuesve të njësive vendore për të aplikuar për projekte për strehimin  e komunitetit rom dhe egjiptian për t’u mbështetur me fonde nga FZHR.

R.Sh

 

SHKARKO APP