Mirditë, mbështetësit e PD bllokojnë ndihmat e kandidatit të PS‏

 

Partia Demokratike ka denoncuar, aktet e shëmtuara, sipas saj, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Mirditës, i cili u kap mbrëmë në flagrancë duke shpërndarë ndihma në këmbim të votës.

Partia Demokratike denoncoi gjithashtu neglizhencën e Policisë, e cila megjithë insistimin e kërkesat e vazhdueshme nuk reagoi në kohë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike arritën të ndalonin furgonin e Ndrec Dedës në përpjekje për dëmtuar standardin e zgjedhjeve.

Për më shumë ndiqni prononcimin e deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda dhe shihni fotot dhe videon e makinës së kandidatit Ndreca me ndihma në këmbim të votës.

SHKARKO APP