Mirditë, PD denoncon: Kandidati i majtë po shpërndan ndihma për vota

Një tjetër denoncim i Partisë Demokratike vjen nga Mirdita. Sipas PD kandidati i majtë për këtë Bashki, Ndrec Deda, po shpërndan pako me ushqime në këmbim të votës.

Shtabi Elektoral i kandidatit të djathtë, ka mundur të fiksojë disa pamje nga makina e kandidatit socialist, ku shihen pakot e ushqimore, te cilat sipas PD shpërndahen te qytetarët në këmbim të votës të dielën e 21 qershorit.

Për këtë ka reguar deputeteja e zonës së Mirditës, Albina Deda, duke e cilësuar këtë ngjarje, një cënim të rëndë për proçesin zgjedhor.

Gjithashtu Deda, denoncon dhe policinë, pasi sipas saj pavarësisht denoncimit neglizhoi të marrë masa.

“Ndihma dhe thasë mielli në këtë makinë. Policia sapo ka ardhur, kemi një orë që kemi bllokuar makinën. Policia ka mbyllur telefonat dhe nuk përgjigjet”.

SHKARKO APP