Mirditë; Sekuestrohet 1 ton kanabis, 1 në pranga, 3 në kërkim

Të korrat kanë ndryshuar vitet e fundit për kultivuesit shqiptarë.   

Një ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua gjatë operacionit antidrogë që u zhvillua në Orosh të Mirditës.

Për këtë sasi të lëndës narkotike, një person u arrestua kurse tre persona të tjerë u shpallen në kërkim.

 Sipas policisë së Lezhës, është arrestuar  Viktor Kola si dhe janë shpallur në kërkim Marte Gjoka, Albert Gjoka dhe Akelian Gjoka. Përveç bimëve të korrura dhe të vendosura për tharje, policia asgjësoi edhe një parcele të mbjellë.

Operacioni antidrogë në Mirditë vazhdon, pasi, policia konfirmon se janë identifikuar edhe parcela të tjera të mbjella me bimë narkotike.

SHKARKO APP