Mirditë, vritet me armë zjarri 34 vjeçari
Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen sotme. Vrasja e radhës ka ndodhur në Mirditë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:00. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje.
Informacion paraprak nga Policia e Shtetit:
Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.