Mirditorët ngrihen në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve: Ndaloni punimet!

Disa HEC-e kanë nisur të ndërtohen në njësinë Administrative Kaçinar, në Mirditë. Edhe pse me miratim të qeverisë dhe brenda rregullave ligjore, ndërtuesit po nisin të kenë vështirësi, për shkak të kundërshtimit me forcë nga ana e banorëve të zonës.

Banorët e5 fshatrave në këtë njësi administrative, janë ngritur në protestë ditën e sotme dhe kërkojnë me çdo kusht ndalimin e ndërtimit të këtyre HEC-eve.

Në vendin ku po zhvillohet protesta papasur prani të madhe të forcave të policisë. Kjo për shkak të se vetë protestuesit kanë bërë me dije se do të përshkallëzojnë protestat deri në largimin e mjeteve të firmës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas banorëve, kjo firmë është futur pa leje në zonë dhe po vijon punimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa protestojnë, mirditorët shprehen:

Nuk keni vend këtu, zhduki një orë e më parë. Ndaloni punimet vet. Doni me na marrë gjënë më të shenjtë. Jeni mashtrues. Kaçinari nuk shtypet dhe as nuk shkelet. Nuk tërhiqemi edhe pse do të na burgosin. Turp për policinë”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?