Mirela Bogdani, zgjidhet në krye të qeverisë së prokurorëve. Ishte garuesja e vetme për pozicionin e kryetarit

Mirela Bogdani është kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Anëtarja e KLP prej vitit 2022, e zgjedhur nga radhët e pedagogëve të së drejtës për vendet e Shoqërisë Civile në Këshill, do të drejtojë Këshillin, që është qeveria e prokurorëve në vend.

Bogdani ishte garuesja e vetme për pozicionin e kryetarit. Mirela Bogdani pason në këtë detyrë Alfred Ballën, mandati i të cilit u ndërpre më 27 maj, për shkak të një vendimi të Shkallës së Dytë të Vetingut, që urdhëronte përjashtimin e tij nga funksionet në drejtësi për një periudhë 15 vjeçare.

Në platformën me të cilën bindi në bllok kolegët, ajo nënvizonte nxitjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, Prokurorin e Përgjithshme, KLGJ-në, Shkollën e Magjistraturës, ILD-në dhe Kuvendin, si edhe ndryshime ligjore për një Këshill sa më efektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?