Mirela Kumbaro: Kauza e pastrimit është kombëtare, dy shtesa financiare për të fituar betejën
Ministrja Mirela Kumbaro, në takimin me krerët e bashkive, të zhvilluar sot në Durrës, saj u shpreh se duhet të niset menjëherë që tani puna për të pasur plazhe më të pastra, për sezonin e ardhshëm turistik veror.
Do të ketë një shtim të mbështetjes financiare nga ana e qeverisë vetëm për këtë qëllim, ndërsa prej më tepër se një muaj tashmë ka nisur plani i pastrimit, duke nisur me qytetin bregdetar të Vlorës, e që synohet që deri në muajin mars të shtrihet në të gjithë bashkitë e vendit.
“Prej një muaj tashmë kemi nisur planin e pastrimit, duke filluar nga Vlora dhe do e shtrijmë deri në mars në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Nuk e fshehim dot që sezoni që shkoi nga pikëpamja e pastërtisë, transportit etj, lë shumë për të dëshiruar. Kjo është arsyeja, që sezoni turistik nuk fillon në 1 maj apo qershor, për ne që jemi përgjegjës në territor na fillon në 1 mars, do jemi gati të presim vizitorët si të jetë fillimi i verës. Vetëm kështu do të mund të kemi një sezon të suksesshëm, që e presim me një fluks të madh turistësh. Është detyra jonë të jemi të koordinuar në të gjitha hallkat e shtetit”, shprehet Kumbaro.
KOHA JONË SONDAZH

