Mirela Kumbaro vë vulën e fundit, shkarkon Kiço London

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro para se të largohej nga posti ka firmosur dhe për një emërim të fundit. Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental nuk do të jetë Kiço Londo, por Jonida Beqo, aktualisht drejtore e Teatrit ‘Metropol’.

Kiço Londo ishte në konkurs përballë Jonida Beqos. Prej të dyve, Beqo është zgjedhur si fituese e këtij posti.

Diferenca mes tyre është se Beqo ka dalë pro prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Kiço London kundër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një një reagim të disa ditëve më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështeti kandidaturën e Londos dhe doli hapur kundër kandidaturës së Beqos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aleanca theksonte edhe punën që ka bërë Londo në drejtimin e Teatrit, ku në vetëm 3% buxhet të akorduar nga Ministria për teatrin, TKE që ai drejton prodhon 60% të shfaqjeve teatrore.

E megjithatë, duket se tashmë zgjedhja është bërë dhe drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar Ekserimental do të jetë Jonida Beqo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?