Mirëmbajtja e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile/ Hapet tenderi 199 milionë lekë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shpallur procedurën me objekt “Mirëmbajtja e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile” për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Fondi limit është  199,4 milionë lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 24 muaj mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës.

Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 17 shkurt 2020 ora 12:00.

Qëllimi i këtij shërbimi është  mirëmbajtja e Sistemit te Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC). Sigurimin e disponueshmërisë së nevojshme në masën 99,9%  të funksionimit të këtij sistemi si dhe për të realizuar një shërbim cilësor dhe bashkëkohor të gjendjes civile në Shqipëri. Objekti kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja dhe suport i sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile me çdo komponent të tij.

“Pavarësisht se kjo kontratë ka për objekt kryesor procesin e mirëmbajtjes dhe zhvillime të mëtejshme, DPGJC-ja nëpërmjet kësaj kontrate shërbimi do të përfitojë edhe shërbimet e mëposhtme: Këshillim teknik dhe konsulencë,  Monitorimi Softëare;  Lokalizimi dhe Azhornimi i Softëare të Sistemit; Shërbime të tjera përmirësimi apo modifikimi te sistemit; Trajnime për stafin sipas nevojës” shkruhet në dokumentet e tenderit.

SCAN

SHKARKO APP