“Mirëmëngjes Greq…”!Po raportonte live, gazetarit i vërsulet derri
Gazetari grek Lazos Mantikos po raportonte live nga zonat e përmbysura nga reshjet e shiut jo larg Athinës, kur para objektivit të kamerës iu shfaq njëderr gjigant, që e persekutoi dhe nuk e la të kryente detyrën. Skena qesharake që është tranemsuar nga mediat e të gjitha botës po jepej nga televizioni ANT1, emisioni i mëngjesit “Mirëmëngje Greqi”.
Derri ishte arratisur nga tharku i tij prej përmbytjes dhe me sa dukej, ishte i uritur, përderisa gjithë kohës ndiqte nga pas Lazon dhe përpiqej ta kafshonte.
Në studion direkte dëgjoheshin britmat e gazetarit Lazo që vraponte t’i shpëtonte turirit të derrit, ndërsa drejtuesi i emisionit George Papadakis dhe dy moderatorë nuk mundnin ta përmbanin dot veten dhe ranë përmbys nga të qeshurat.
Ndiqni videon e dt.26 nëntor, që solli gaz në këto ditë fatkeqësish.