Mirënjohje përjetë atyre që luftuan për liri!

 

“Nderojmë sot në këtë ceremoni në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” më shumë se 100 partizanë e partizane, të rinj e të reja që dhanë jetën e tyre për çlirimin e Tiranës, një ndër luftërat e mëdha të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Tirana është ndër të paktët kryeqytete të Evropës e cila u çlirua tërësisht nga gjaku e sakrifica e bijve dhe bijave të saj dhe për këtë ne jemi krenarë. Çlirimi i Tiranës shënoi në të njëjtën kohë edhe fitoren përfundimtare ndaj forcave të boshtit nazifashist.

 

Jemi këtu për të nderuar gjithashtu edhe idealin e këtyre të rinjve, ata që ranë për një atdhe më të mirë, për një atdhe të lirë, demokratik. Sot, 70 vite më vonë, sfidat e brezit tonë të ri janë kaq të ndryshme e në të njëjtën kohë kaq të ngjashme me idealet e atyre që ranë për atdhe.

 

Vërtet nuk kemi një situatë si 70 vite më parë por ideali ynë për një vend më të mirë, më të drejtë, për një vend në familjen europiane, për një demokraci funksionale vazhdon të jetë gjithprezent. Kur shohim shembullin e tyre nuk mund të vetëm të krenohemi por edhe të mësojmë e të reflektojmë se si jeta ia vlen të jetohet vetëm në liri e dinjitet.

 

Lavdi sakrificës së tyre, lavdi veprës së tyre! I paharruar qoftë kujtimi i tyre!”– deklaroi nënkryetari i Bashkisë së TiranësEnnoBozdo.


Një ditë më parë, në një koncert festiv,Bashkia ka shpërndarëçertifikata mirënjohjeje për veteranët e luftës, për kontributin e dhënë për liri.

SHKARKO APP