Mirëqenia vjen nga liria, rendi i ligjit, politikat e mira, puna dhe konkurenca e ndershme

Nga: Koço Kokëdhima

Janë me dhjetra komentet në një postim të aktivistit të shoqërisë civile Andi Tepelena të shpërndarë edhe në faqen e partisë ‘Zgjidhja’ dhe në profilin tim. Duke e ilustruar me një skulpturë të Maurizio Katalan, ai qesëndis të gjithë pjesëmarrësit në votimet e 30 Qershorit. Zgjodha t’i përgjigjem Albanës, një qytetareje nga Durrësi, që është sipërmarrëse në turizëm.

Albana Korkuti: Z.Koço Kokëdhima, ju përshëndes nga Durrësi. Me siguri keni argumenta të forta për të mbështetur zgjedhjen tuaj. Por ne, biznesi turistik nuk dimë si do vazhdojmë të paguajmë detyrimet kur sezoni verë 2019 u minua nga djegiet e shkollave dhe dhuna e turpshme ndaj policisë së shtetit në krye të detyrës. Përditë na anulohen prenotimet për shkak të rrezikut për luftë civile në 30 qershor. Dhe e gjithë kjo për të sjellë në pushtet Lulin e Monikën sikur nuk i kemi parë se ç’janë! Nuk kemi alternativë, i nderuar zotëri, nuk kemi pasur ndonjëherë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Koço Kokëdhima: Albana, përshëndetje! Nuk e kisha parë deri sonte këtë postim të Andi Tepelenës që admin i faqes time e ka zgjedhur për ta shpërndarë. Më tërhoqi vëmendjen komenti juaj. Shpresoj të jetë i sinqertë dhe po e konsideroj si të tillë. Jam dakort se kjo krizë ka pasoja të rënda për sigurinë kombëtare, ekonominë dhe integrimin europian të Shqipërisë. Por ne kemi provuar kriza të tilla politike çdo një deri dy vite. Gjithmonë jemi nën goditjen e krizave, keqqeverisjes, politikave konfliktuale, pabarazisë, korrupsionit dhe paaftësisë së administratës për të shërbyer efektivisht botën e sipërmarrjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju duhet të kuptoni se edhe përpara këtij sezoni turistik, edhe tani Shqipëria vuan një ekonomi mjerane dhe një shtet e qeverisje hajdutësh. Biznesi dhe ekonomia këtu janë në gjendje katastrofike. Dhe lufta e sotme nuk është luftë mes të mirës dhe të keqes, mes ligjit dhe antiligjit, mes atyre që djegin shkolla e dhunojnë institucionet dhe policisë që i mbron! Jo! Kjo është përplasja e rradhës mes dy anëve të së njëjtës medalje, mes bandave rivale për pushtet e pasuri. Shkaqet e kësaj situate fillojnë në një periudhë të hershme dhe shtresëzohen e thellohen çdo vit. Ne kemi një qeveri mafioze dhe një opozitë të vjetër që s’bën diferencë nga qeveria kur vjen në pushtet. Kemi dhe një turmë të madhe skllevërish dhe servilash që adhurojnë, ndjekin verbërisht e mbështesin këta bajlozët e korrupsionit të të dy krahëve të shkatërrojnë zgjedhjet dhe shtetin tonë. Shiko këta qelbësit dhe fëlliqësit e Rilindjes që shkruajnë në rrjetet sociale dhe nxirr përfundime. Njerëz të ndyrë, me tru të shplarë dhe vetëdije më inferiore se fëmijët vrasës të droguar nga klanet dhe udhëheqësit tribalë të Afrikës. I drejtojnë personalisht Edi Rama dhe Endri Fuga.

Puna është çfarë zgjedhim të shohim e mbështesim ne si sipërmarrës: vdekjen e përditshme e të ngadaltë që na ofron përmes status-quosë, mashtrimeve e grabitjes kjo qeveri, apo manipulimin dhe breshërin e rradhës që na ofron opozita e vjetër. Unë them, as njërën e as tjetrën! Unë them, të zgjedhim rrugën e mirëqenies së vërtetë që vjen nga liria, rendi i ligjit, politikat e mira, puna dhe konkurenca e ndershme. Të ndjekim rrugën që e zgjidh përfundimisht krizën. Sa herë jemi bërë me njërën palë aq herë kemi humbur. Ka ardhur koha të përqafojmë vlerat e vërteta të lirisë dhe të demokracisë funksionale. Nuk justifikohet më mbështetja ndaj tiranisë. Kjo po e vret sipërmarrjen e popullit tonë. Kjo po e vret edhe biznesin e familjes tuaj, Albana. Klm! Miqësisht, KK!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?