Mirësevini në Shqipëri! Surprizohet kombëtarja në Prishtinë

 

Ndeshja miqësore Kosovë – Shqipëri, do të zhvillohet me 13 nëntor, ora 14:00.

Biletat janë shitur të gjitha dhe pritet që stadiumi të vishet kuqezi. Me këngë patriotike shqiptare, nesër do të jetë një ditë feste, ku rezultati nuk i intereson askujt.

Kuqezinjtë e De Biasit ndodhen në Prishtinë, ku edhe kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore.   

Një ditë para ndeshjes Prishtina është veshur me ngjyrat kuqezi. Grupi-tifozët “Plisat” kanë shpërndarë mbi pesë mijë flamuj me ngjyrat kuqezi.

 “Mirësevini në Shqipëri,” – ka qenë bonderola e tifozëve, për të pritur lojtarët e kombëtares shqiptare.

Për hir të domethënies së saj, asnjë koment tjetër nuk është i nevojshëm.      

SHKARKO APP