Mirush Kabashi flet për darkën me Veliaj
Aktori Mirush Kabashi ka treguar sot bisedën që ai dhe aktori Robert Ndrenika kanë bërë dje në mbrëmje me kryebashkiakun Erion Veliaj, lidhur me projektin e teatrit kombëtar. Kabashi ka thënë se Veliaj i dëgjoi dhe u ofroi bashkëpunim.
“Kemi diskutuar për 1 orë e gjysmë. Së bashku me të ishte edhe nënkryetari Mazniku. Ai po na tregonte me shifra se cilat ishin dëshirat e tij që Tirana të ketë një Teatër kombëtar të ri, mbi gjurmën këtij të vjetrit. Veliaj na siguroi që nuk do të merret asnjë vendim pa u pyetur artsitët. Ne u munduam të argumentojmë me qetësi se nëse ky projekt i ri do të bëhet, duhet bërë me të njëjtën sipërfaqe që ka teatri ekzistues, duke përfshirë edhe magazinën prapa”, tha Kabashi gjatë fjalës që mbajti në protestën e sotme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

