Mish me salmonelë! AKU e bllokon, kompania kërkon ta hedhë në treg

Në portin e Durrësit, para 70 ditësh hyri 25 ton mish i infektuar, të cilin kompania kërkon ta hedhë në treg edhe pse AKU e ka bllokuar.

Në 8 gusht në pikën e inspektimit kufitar Durrës, janë futur 25 ton mish derri,të importuar nga Qipro. Po në këtë datë subjekti importues është paraqitur tek inspektorët e ushqimit duke deklaruar ardhjen e ngarkesës ku ka kërkuar kontrollin përkatës ushqimor për zhdoganimin e ngarkesës. Por çfarë ndodhi në këtë kontroll?

Inspektori i AKU-së pranë këtij kontinieri ka marrë disa kampione mishi nga ngarkesa 25 ton dhe ka urdhëruar që të mbahet i bllokuar deri në momentin e daljes së rezultatit të analizave. Më 21 gusht ISUV ngre alarmin për këtë ngarkesë dhe thotë se mishi ka rezultuar me ngarkesë mikrobiologjike përkatësisht me E.Coli dhe salmonel. Mbi bazën e këtij alarmi Drejtoria e AKU-së Tiranë nxjerr vendimin përfundimtar për kthimin e ngarkesës së rrezikshme ose asgjesimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por çfarë ndodh? Ky mish helmues vahzon të jetë në magazinat e subjektit porositës edhe pse ne bazë të kuadrit rregullator vendimi parfundimar i AKU-së duhet të ishte ekzekutuar brenda 60 ditëve të nxjerrjes së tij. Sot pas 70 ditësh mishi me E.Coli dhe salmonelë ndodhet në Shqipëri dhe subjekti po tenton ta sjellë atë në tryezën e konsumatorit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?