Misioni arkeologjik shqiptaro-francez vijon punën në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

Misioni arkeologjik shqiptaro-francez po zhvillon aktivitetin e tij në Parkun Arkeologjik të Apolonisë përgjatë muajit gusht.
Aktiviteti kryesor është përqëndruar në studimin e materialit arkeologjik dhe të disa prej monumenteve të qytetit, siç janë fortifikimi dhe portat hyrëse si dhe “termat” e periudhës romake.
Përdorimi i metodave multidisiplinore si survejimet gjeofizike, rilevimet topografike, si dhe fotogfametritë dhe ortofotot e realizuara pothuajse në të gjithë sipërfaqen e qytetit, kanë nxjerrë në dritë urbanizmin e plotë të Apolonisë së Ilirisë.
Ky projekt jetëgjatë i Institutit të Arkeologjisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Franceze dhe Shkollave franceze të Athinës (EfA) dhe Romës (EfR), me miratimin e IKTK – MEKI, është kontribuesi kryesor i njohjes së jetës mijeravjeçare të Apolonisë, raporton përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Misioni arkeologjik do të qartësojë momente të diskutueshme të punëve të mëhershme kërkimore nga grupe, misione apo ambicie arkeologësh, të cilët kanë qënë gjithnjë të befasuar nga pasuria e pashtershme që kjo piketë e rëndësishme u ka dhënë kërkuesve.

AV

SHKARKO APP