Misioni i qeverisë, ministrja Spiropali: Tërheqje e të rinjve të talentuar në shërbimin publik
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se qeveria shqiptare ka në fokus reformimin e administratës publike, duke promovuar meritokracinë dhe inovacionin.
Ajo mori pjesë në Dialogun e Politikave të nivelit të lartë mbi reformën e administratës publike që u organizua në Sarajevë, nga Regional School of Public Administration, ku morën pjesë ministra dhe përfaqësues të nivelit të lartë përgjegjës për administratat publike në Ballkanin Perëndimor.
”Ne do të vazhdojmë reformimin meritokratik të administratës dhe falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave më të mira, do të arrijmë synimin tonë ambicioz për t’iu përgjigjur shpejt sfidave të integrimit duke përgatitur një administratë publike të së ardhmes”, nënvizon Spiropali.
Postimi i plotë
Sot në Dialogun e Politikave të Nivelit të Lartë mbi Reformën e Administratës Publike “Hartimi i politikave gjithëpërfshirëse për të tërhequr, motivuar dhe mbajtur profesionistë të aftë brenda shërbimeve publike të Ballkanit Perëndimor” që u organizua në Sarajevë, nga Regional School of Public Administration (ReSPA), ku morën pjesë ministra dhe përfaqësues të nivelit të lartë përgjegjës për administratat publike në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë fjalës së mbajtur theksova se qeveria shqiptare🇦🇱 i ka dhënë rëndësi të veçantë zbatimit të programeve për tërheqjen e të rinjve të talentuar në shërbimin publik duke i kushtuar vëmendje të veçantë promovimit të ekselencës, si në drejtim të fuqizimit të administratës ashtu edhe në promovimin e një kulture organizative ku idetë e reja dhe projektet janë të mirëseardhura.
Evidentova reformën e rëndësishme që kemi ndërmarrë së fundmi për rritjen e pagave në shërbimin civil dhe bërthamat e inovacionit. Në vijim theksova se ne do të vazhdojmë reformimin meritokratik të administratës dhe falë bashkëpunimit & shkëmbimit të eksperiencave më të mira, do të arrijmë synimin tonë ambicioz për t’iu përgjigjur shpejt sfidave të integrimit duke përgatitur një administratë publike të së ardhmes.
a