“Misioni im”, Açka flet për librin e Bashës: Kryeministri Rama lider diktatorial

Kandidatja për deputete në listat e Partisë Demokratike në Elbasan, Flutura Açka, njëkohësisht botuese e librit të kreut të PD-së, Lulzim Basha që mban titull “Mision Im”, ka folur në lidhje me këtë të fundit. Açka në një intervistë që ka dhënë për moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, ka thënë se libri, nuk ka shumë nota autobiografike të kryedemokratit Basha, sakaq hedh poshtë “legjendat urbane” se libri është shkruar nga duart të tjera.

Ditë e re: Çfarë është ky libër?

Flutura Açka: Unë jam ndryshe, jam në pozicion tjetër, pasi jam dhe studiuse., e kam parë si një libër që sjell diçka të re.

Ditë e re: A sjell risi?

Flutura Açka: Është një libër pothuajse një libër politik., pasi Basha është përpjekur të mbaj një balanc mes personales dhe jo personales. Në këtë libër ka më shumë teza politike. Ky libër e profilizon si një lider të së djathtës.

Ditë e re: A ka përfshirë jetën personale?

Flutura Açka: Liderët, gjërat autobiografike i shkruajnë në një moment të dytë, në sensin më larg politikës.

Ditë e re: Sa është autobiografik dhe biografik?

Flutura Açka: Nuk ka nota autobiografike Vetëm hyrja e librit parashikon një fillim të tij, disa hapa të tij. SI ka qenë afër së djathtës dhe si ka hyrë në politik, por megjithatë nuik merret gjatë me këtë. Ka doza autobigrafike por janë të rafinuara.

Ditë e re: Sa duar janë dashur për ta botuar këtë libër?

Flutura Açka:Se di ka shumë, se ju e dini Shqipëria është vatër e këtyre legjendave urbane dhe nuk hy fare në këto legjenda. Mua më është dorëzuar vepra në fund të janarit në fillim të shkurtit dhe kam parë një vepër dhe kam komunikuar drejtpërdrejtë me Bashën. Libri është krijesë meë vete nuk e gjykoj nëse është i Bashës ose i Ramës. Libri është i një dore.

Ditë e re: Cila është kritika që e kanë shoqëruar komentin tuaj për këtë libër?

Flutura Açka: Unë do kisha dashur një libër më me shumë nota autobiografike, por duke kuptuar momentin ku vjen libri dhe statusin që ka Zoti Basha, mendoj që ky libër nuk duhet të ishte zgjeruar më shumë., do të ishte dhe i bezdishëm.

Ditë e re: Kujt njerëzve i drejtohet ky libër?

Flutura Açka: Është libër për këdo, mund të jetë më i preferuar për opozitën, por edhe për të tjerët sepse është një libër me interes shoqëror.

Ditë e re: Pse kaq afër zgjedhjeve dhe në prag të fushatës?

Flutura Açka: Është në të drejtën e tij

Ditë e re: A është kjo një strategji?

Flutura Açka: S’ ka asgjë të keqe edhe po të jetë strategji, çdokush ka mënyrën e tij.

Ditë e re: A u përfshi Basha në trendin global?

Flutura Açka: Këtë pyetje duhet tia bëni Bashës, nuk është e para herë që botohen libra të tillë, sepse thashë se është një libër pothuajse politik, që zgjon debat.

Ditë e re: Edhe Rama ka botuar libër?

Flutura Açka: Unë e kam lexuar, më ka pëlqyer Libri i Ramës është ndryshe nga ai i Bashës, por megjithatë edhe ai ka rolin e vet. Nuk mund ta krahasosh mollën me dardhën. Kam pasur një ngerc tek batutat që përdor. Më vjen keq ta them po Rama është një gati një lider diktatorial.

Ditë e re: Pse e ka cilësuar si letër për shqiptarët?

Flutura Açka: Sepse i drejtohet çdo shqiptari, pavarësisht nëse është i djathtë.

Ditë e re: A mund ta cilësojmë karizmatik këtë libër, dhe që lexuesi mund ta çojë deri në fund?

Flutura Açka: Çështjet e librit janë esenciale, shqiptarët i janë larguar për shkak të varfërisë. Ky libër do të tërheq vëmendje për kohën që është botuar.

SHKARKO APP