Misioni “NATO Forward Land Forces 1”, stërvitje e përbashkët Shqipëri – Mali i Zi
Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut vijojnë stërvitjen e përbashkët me Forcat e Armatosura të Malit të Zi, në kuadër të misionit NATO Forward Land Forces 1 (FLF-1) në Bullgari.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se kjo stërvitje paradislokuese, dëshmon frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve aleate në NATO.
Gjatë aktiviteteve stërvitore, efektivët e dy vendeve po angazhohen në procedura të përbashkëta taktike dhe operacionale, duke shkëmbyer përvoja dhe duke konsoliduar aftësitë për përmbushjen e misioneve në kuadër të Aleancës.
Pjesëmarrja e Forcave të Armatosura shqiptare në këtë mision dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në NATO.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

