Mister kush është mjeku që do takonte biznesmeni i zhdukur

Kush e ka takuar Davide Pecorelli-n, sipërmarrësin italian të zhdukur në Shqipëri? Çfarë do të bënte ekzaktësisht në Pukë, aty ku u gjet makina e tij e djegur tërësisht? Prokurori i Perugia-s, Giuseppe Petrazzini ka marrë në pyetje partneren e tij shqiptare, ashtu sikurse edhe ish-bashkëshorten italiane, ndërsa pak ditë më parë autoritetet ushtruan kontroll në banesën e tij në Selci Lama.

Organi i akuzës po përpiqet që të rindërtojë me ekzaktësi lëvizjet e 45-vjeçarit. Autoritetet po përpiqen të kuptojnë cilat ishin miqësitë e tij dhe kontaktet që kishte arritur të krijonte, mbi të gjitha gjatë muajve të fundit. Mbetet gjithashtu për të qartësuar gjendjen financiare të ndërmarrjeve të Pecorelli-t, për të kuptuar më mirë arsyet e udhëtimeve të shpeshta mes Alta Valle del Tevere dhe Tiranës.

Nga Shqipëria nuk ka zhvillime të reja. Edhe përgjigja e ADN-së është shtyrë më të paktën 1 javë. Sipas mediave italiane, për ditë me radhë policia shqiptare ishte e bindur se bëhej fjalë për vetëvrasje, duke lënë mënjanë hipotezat e tjera.

Motivacionet e hetuesve në Tiranë nuk i kanë bindur kolegët në Perugia, thonë mediat fqinje, që pritet të analizojnë çdo detaj. Prokuroria italiane deri më tani është mjaftuar vetëm me hapjen e një hetimi që ka dy pista: zhdukjen e qëllimshme ose vrasje.

SHKARKO APP