Misteri i kandidatëve, Alibeaj ”vulos” 16 emra për garën e 14 Majit

Partia Demokratike, ajo zyrtare nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt do të kandidojë në garën për zgjedhjet lokale të 14 Majit, me vetëm 15 kandidatë, kjo edhe pas dorëheqjeve. Alibeaj ka listë të pjesshme edhe për këshillat bashkiakë jo në të gjitha bashkitë.

Ky është numri i kërkesave të mbërritura pranë KQZ-së nga ana Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit, numër i cili mbulon vetëm ¼ e bashkive në vend. Ndonëse nuk është zyrtarizuar as nga Alibeaj e as nga KQZ.

Me përjashtim të Tiranës dhe Fierit, njerëzit e Alibeajt kandidojnë kryesisht në ato që njihen si bashki të vogla si Këlcyrë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Sarandë, Finiq, Dimal, Patos, Tepelenë, Mallakastër, Vau-Dejës, Patos, Kuçovë e Mirditë.

Simboli i pamundësisë së Alibeajt për të gjetur njerëz është Tirana, ku katapultoi Roland Bejkon nga Gjirokastra në kryeqytet.

Më poshtë janë kandidatët për 16 bashki:

Bashkia Vau-Dejës- Klomentina Drini

Bashkia Dibër– Naim Gazidede

Bashkia Mirditë- Mark Ruçi

Bashkia Kamëz- Bilbil Bajraktari

Bashkia Tiranë- Roland Bejko

Bashkia Dimal- Dritan Sula

Bashkia Kucovë – Ilirjan Koxhaj

Bashkia Fier- Eriselda Zotaj Çelaj

Bashkia Polican -Florjan Qama

Bashkia Mallakastër- Agron Kapllanaj

Bashkia Patos- Pranvera Rizaj

Bashkia Gjirokastër -Shemsho Lamaj

Bashkia Këlcyrë- Adriatik Spahiu

Bashkia Tepelenë- Sokol Guga

Bashkia Finiq- Leonidh Papa

Bashkia Sarandë- Skënder Muço

SHKARKO APP