Misteri i vdekjes së shqiptares, familjarët: I bënë 7 operacione, kartela ishte me korrigjime

Fatime Leka humbi jetën në rrethana misterioze në Greqi “Agjos Luka” në qershor të këtij viti. Viktima ka pasur disa shqetësimë nga zemra. Familjarët e 38-vjeçares kanë dhënë firmën për të bërë ndërhyrjen në zemër dhe sipas mjekëve siç tregon vëllai operacioni do të ishte i thjeshtë dhe s’do kishte pasojë për jetë. Fatime Leka ishte nënë e 4 fëmijëve. Ndërkohë familjarët pretendojnë se ka pasur disa ndërhyrje të tjera, pa dijeninë e tyre.

”Kjo vuante nga zemra por nuk ishte aq rëndë që të shkonte puna deri në vdekje, doktori që e kishte mbnjtur nën kontroll për 4 vite, tha se duhej të bënte ndërhyrje. Brenda 6 ditësh e çuam në spitalin privat ku ai punonte. Ishte mjeku Niku Papadopulos. Brenda një jave mbyllëm takimin. Më pas e futën në operacion, zgjati deri në 13 orë. Pastaj dolën dhe thanë se operacioni nuk ka shkuar mirë. E futën në 6 të mëngjesit dhe nuk doli më nga ajo sallë.

Ka qëndruar brenda 2 muaj në spital. Pastaj nuk i punonin organet, nuk na sqarojnë. Na thonin se kishin kaseta, do na i jepnin, tani na e mohojnë, nuk na japin asnjë njoftim. Unë si vëlla kërkoj nga ambasada shqiptare në Selanik, nga shteti shqiptar të zbardhet çështja, kërkoj ndërhyrje nga ambasada, qeveria greke, të futen në spital. Të di se nga cfarë më vdiq motra, kemi hapur cështje edhe këtu. Të na japin provat. Nuk na kanë dhënë asgjë, kartelën e dosjen e kemi të korrigjuar. Nuk e dimë kush e ka bërë”,-tha i vëllai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaku u vdekjes na thonin se ka marr virus nga spitali, një mikrob aty. Ajo nuk ka pasur asnjë lloj sëmundje. Kjo u bë për arterien kryesore të zemrës. Pas operimit çdo organ doli jashtë funksioni. Shteti grek, ambasada shqiptare në Greqi dhe qeveria shqiptare të zbardhin ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Motra e saj thotë se ajo ka bërë 7 operacione dhe të kenë kamerat se cfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ajo tregon se nuk e lejonin që ta vizitonin shpesh. Familjarët dyshojnë për mjekim të pakujdesshëm dhe fshehje të së vërtetës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?