Misteri i vdekjes së shqiptarit në Itali, fëmijët po e prisnin të kthehej sot për pushime
Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për vdekjen e 38-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në orët e para të ditës së sotme në Ferrara. Mikel Gjini, baba i dy fëmijëve punonte si murator në Itali prej disa vitesh, ndërsa u gjet pa shenja jete përpara apartamentit ku jetonte.
Dyshimet e para ishin se shqiptari është goditur me thikë, por kjo tezë u përjashtua nga hetuesit, ndërsa tashmë pistat ku po hetohet është rënia aksidentale nga ballkoni ose goditja nga ndonjë makinë. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë motra dhe kushëriri, me të cilin punonte.
Ata thanë për hetuesit se 38-vjeçari po shkonte në shtëpi për të përgatitur bagazhet pasi sot kishte planifikuar që të nisej për në Shqipëri për të kaluar pushimet me familjen.