Miting madhështor në Durrës, Rama: Bashki model për infrastrukturën sportive

Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, u ndal te investimi në sport dhe krijimi i Akademisë dhe shkollës së futbollit në Durrës. Rama theksoi se është e domosdoshme që Durrësi të bëhet një bashki model për të tjerat dhe për këtë po punohet.

“Për sa i përket infrastrukturës sportive dhe aksesit të fëmijëve dhe të rinjve në sport, kemi ndërtuar një numër shumë të lartë palestrash, ndërkohë që më parë numëroheshin me gishtat e dorës. Sot kemi qindra palestra, kemi një lëvizje të re që ka filluar në shkolla. Sot shumë vende po vuajnë largimin e fëmijëve nga sporti dhe mbylljen e tyre pas ekraneve të kompjuterëve dhe telefonave dhe kanë problemin e madh të obezitetit të fëmijëve”, tha Rama.

Ai siguroi se Durrësi do të bëhet bashkia që do të ketë një program të veçantë për këtë, ndërkohë që janë dizenjuar fushat e terrenet sportive të standardeve më të larta të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?