Mitropoliti i Korçës apel prindërve: Familja të mbetet baza e edukimit dhe formimit të fëmijëve

Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, u bëri thirrje prindërve që të tregojnë kujdes të veçantë për edukimin dhe formimin e fëmijëve, duke theksuar se familja mbetet institucioni më i rëndësishëm në transmetimin e besimit, traditës dhe vlerave morale te brezat e rinj.

Në mesazhin e tij, Mitropoliti nënvizoi rolin qendror të prindërve në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, duke theksuar se askush nuk mund të kujdeset për ta me të njëjtin përkushtim si familja. Sipas tij, janë prindërit ata që mbajnë gjallë rrënjët, besimin dhe shembullin e brezave të mëparshëm, duke përcjellë vlera që ndikojnë në formimin e identitetit të fëmijëve.

Imzot Anastasi shprehu shqetësim edhe për ndikimet që, sipas tij, mund të bien ndesh me vlerat tradicionale familjare. Ai theksoi se shkolla dhe institucionet e tjera jo gjithmonë përputhen me parimet dhe edukatën që familjet synojnë t’u transmetojnë fëmijëve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mitropoliti vuri theksin te përgjegjësia e prindërve për të rritur fëmijë jo vetëm të shëndetshëm fizikisht, por edhe të formuar shpirtërisht, me karakter të fortë, urtësi dhe ndjenja morale. Sipas tij, edukimi nuk duhet të kufizohet vetëm në njohuritë akademike apo aktivitetet jashtëshkollore, por duhet të përfshijë edhe zhvillimin e ndërgjegjes dhe personalitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij, ai paralajmëroi për sfida që, sipas tij, lidhen me ideologji dhe agjenda që synojnë dobësimin e familjes tradicionale dhe të lidhjeve shoqërore, duke u bërë thirrje prindërve të tregohen më aktivë dhe vigjilentë në ruajtjen e vlerave që dëshirojnë t’u trashëgojnë brezave të ardhshëm.

Sipas Mitropolitit të Korçës, edukimi i fëmijëve dhe ruajtja e kohezionit familjar mbeten ndër misionet më të rëndësishme të kohës sonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?