Mitrovica kundër rivarrosjes të eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë

 

Disa organizatat të Shoqërisë Civile në Mitrovicë u shprehën kundër vendimit të Këshillit Organizativ për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë dhe jo në vendlindjen e tij në Boletin.

Prej kohësh Mitrovica dhe institucionet e saj, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit janë duke bërë përgatitjet për ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të heroit. Në deklaratë thuhet se shpesh herë qytetarët kanë qenë të keqinformuar rreth kësaj ceremonie dhe gjithashtu shpeshherë megjithë paralajmërimet për datat potenciale për rivarrim, kjo ceremoni është anuluar dhe është shtyrë pafundësisht.

“Me vendimin e fundit të Këshillit organizativ, grupet në fjalë dhe sidomos qytetarët e Mitrovicës kanë gjetur dëshpërimin dhe gjithashtu indinjatën e thellë që një gjë e tillë është ndërmarrë pa kurrfarë konsultimi paraprak me ta dhe pa asnjë arsye objektive.

Emri dhe vepra e heroit Isa Boletini përherë janë cilësuar si krenaria dhe shëmbëlltyra e qytetarëve jo vetëm të Mitrovicës, por vendimi se eshtrat e tij duhet të rivarrosen në Vlorë dhe jo në Boletin e konsiderojmë se është veprim jo i menduar mirë dhe gjithashtu i padrejtë ndaj vetë heroit dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës dhe më gjerë”.

Shoqëria Civile e Mitrovicës përveçse kundërshton thellë vendimin e fundit të Këshillit Organizativ për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit, por gjithashtu i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës konkretisht Këshillit në fjalë që të rishqyrtojë edhe njëherë vendimin e marrë.

Kundër roivarosjes së eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë është shprehur edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj. 

SHKARKO APP