Mitsotakis fiton bindshëm zgjedhjet në Greqi, krizë te SYRIZA
Aktualitet Bota E Diel, 21 Maj 2023 21:12
Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.
Ndërsa janë numëruar 75% të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka marrë 40,81%, ndërsa SYRIZA 20,07%.
Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11.82%, e ndjekur nga KKE me 7.09% dhe Zgjidhja Helenike me 4.5%.
KOHA JONË SONDAZH

