Mjalti shqiptar shumë shpejt edhe në tregun kinez

Mjalti shqiptar shumë shpejt do të shitet edhe në tregun kinez. Gjatë një vizite tek një bletërritës në Zadrimë, ministri Bledi Çuçi tha se javën e ardhshme do të nënshkruhet me qeverinë kineze protokolli që i hap rrugë eksportit të mjaltit nga Shqipëria.

Ministri nënvizoi rritjen e subvencioneve për këtë sektori me qëllim për t’i dhënë një tjetër nxitje këtij aktiviteti.

Bledi Çuçi: “Bletaria është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe mund t’ju them që përveç subvencionet, e reja këtë vit është se nga kriteri që kishim vjet për 100 koshere për të përfituar subvencion e ulëm në 50 por kemi kërkesa akoma që të ulet në 30 për vetë natyrën dhe mënyrën sesi mbahen bletët. Përveç subvencionit nga shteti po mendojmë të gjejmë dhe tregje për shitjen e mjaltit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Bletaria në Shqipëri ka një traditë të hershme. Mjalti i prodhuar në vendin tonë shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës dhe klimës që ka vendi ynë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?