Mjegulla “pushton” bregdetin e Vlorës, meteorologia shpjegon fenomenin

Metereologia Lajda Porja ka shpjeguar renë e mjegullës që pushtoi ditën e djeshme bregdetin e Vlorës.

Ajo sqaroi se një fenomen i tillë natyror ndodh për shkak të diferencës së madhe në temperaturën e sipërfaqes së detit, me atë të ajrit të mbingopur me lagështirë.

Porja paralajmëroi që një gjë tillë pritet të jetë prezentë deri ditën e martë, ndërsa të mërkurën me uljen e temperaturave, pritet që situata të ndryshoje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një fenomen i cili quhet mjegull detare, kryesisht qarku i Vlorës, shtimi lagështirës në ajër i cili është i tejngopur me lagështirë. Ajri në temp të larta dhe sipërfaqja e detit e ftohtë sjell kondensim dhe mjegull. Do jetë prezente të dielë, të hënë dhe të martë. Nga e mërkura do të ketë normalizim pasi do të bien temp. Do të zvogëlohet diferenca mes temperaturës së detit dhe asaj të ajrit”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?