Mjekë, psikologë…/ Ja si do të rehabilitohet Floresha Rasha e 4 fëmijët e mitur. Do mbikqyren nga antitetorri

Kthimi nga kampet e luftës në Siri i gruas shqiptare, Floresha Rasha dhe tre fëmijëve të saj, Amar, Emel, e Hatixhe Rasha si dhe të miturit Endri Dumani, u prit  një ditë më parë me entuziazëm, por tani fillon puna e vështirë për rehabilitimin e tyre.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj, bën të ditur se të kthyerit nga kampet e luftës në Siri janë dërguar në shtëpinë e pushimit në Durrës, në qendrën në të cilën ato do të qëndrojnë për një kohë të gjatë, deri në rehabilititimin e plotë të tyre dhe riintegrimin në shoqëri.

Plani afatgjate
“Burimet bëjnë me dije se është ngritur një grup pune i përbërë nga disa institucione, si Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të cilët kanë hartuar planin e punës për mënyrën se si do të vijojë trajtimi i 5 shqiptarëve të riatdhesuar.

Mësohet se plani i punës do të jetë afatgjatë. Aktualisht secilit prej tyre i është vendosur në dispozicion nga një mjek, infermier, psikolog, si dhe një ekspert arsimi. Burimet shtojnë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, por më problematike kanë anën psikologjike. Kjo pasi të riatdhesuarit kanë shfaqur shenja frike.

Nga grupi i punës mësohet se fillimisht me ta po punohet për ambientimin e tyre në territorin shqiptar.

Nuk ka një afat të caktuar se sa 5 shqiptarët do të qëndrojnë në Kavalishencë në Durrës, ndërsa takimet me familjarët nuk do u ndalohen.

Po ashtu, pjesë e grupit të punës do të jetë edhe njësia e Antiterrorit. Edhe pse nuk do të kenë agjentë pranë godinës ku janë strehuar 4 fëmijët dhe Floresha Rasha, sërisht ata do të vëzhgohen në distancë.

Kjo për shkak të dyshimeve se mund të kenë lidhje me persona që mund t’i nxisin për qëllime terroriste.

SHKARKO APP