Mjekësia, 2500 kandidatë për 400 kuota

Janë shpallur këtë të enjte datat e testimit elektronik për degën Mjekësi e Përgjithshme. 2500 kandidatë do të konkurrojnë për 400 vende të lira. Provimet do të zhvillohen pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore nga data 14 deri më 23 gusht. Ky është viti i dytë që zhvillohet konkursi elektronik, ndërkohë që ende nuk është zgjidhur çështja e tarifës dhe kushtit për të punuar 5 vjet në atdhe pas studimeve. Kuvendi mbylli punimet pa dhënë një vendim për çështjen e studentëve të Mjekësisë, e kthyer nga Gjykata Kushtetuese për rishikim të disa neneve të ligjit.

LINKU

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?