Mjekësia Ligjore reagon për foshnjën e vdekur

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka reaguar sot lidhur me pamjet e shpërndara në media, ku pretendohej se ishte një foshnje e vdekur, trupi i së cilës është lënë korridorin ishte e spitalit Universitar Nënë Tereza.

Në reagimin për media thuhet se pamjet e transmetuara “nuk janë imazhe të bebes por thjesht një material tekstili, i cili ishte lënë aty nga një rast i mëparshëm i transportuar nga QSUT”.

 

Njoftimi i plotë i Institutit të Mjekësisë Ligjore

Ditën e djeshme, datë 19.11.2015 nga salla operative e policisë jemi njoftuar se në ambjentet  e një apartamenti në zonën e Astirit është gjetur e vdekur një bebe dhe ngjarja përbënte një rast mjeko-ligjor. Në orën 18:20 ka mbërritur foshnja pranë morgut qendror në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në momentin që ambulanca ka mbërritur, të pranishëm ishin Eksperti Mjeko-Ligjor dhe Prozektori i turnit.

Rasti është pritur konform të gjitha rregullave të parashikuara dhe foshnjës i është kryer autopsia në prezencë të ekspertit kriminalist, oficerit të policisë gjyqësore dhe ekspertit mjeko-ligjor. Në lidhje me imazhet të cilat janë publikuar në media gjejmë rastin t’ju informojmë se nuk janë imazhe të bebes por thjesht një material tekstili, i cili ishte lënë aty nga një rast i mëparshëm i transportuar nga QSUT.

Shprehim keqardhjen për këtë keqkuptim dhe kërkojmë bashkëpunimin tuaj për paraqitjen me vërtetësi të kësaj ngjarje, e cila mund të verifikohet me prova dhe fakte”.

SHKARKO APP