Mjekësia, Rama: S’është e vërtetë që në Shqipëri të lënë të vdesësh
Në prezantimin e paketës speciale AntiKÇK tek ArTurbina, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë fjalës së tij edhe tek Shëndetësia. Një tjetër shqetësim që qytetarët kanë shprehur live gjatë fjalës së kryeministrit ishte edhe gjendja në sistemin e shëndetësisë. Gjatë fjalës të tij, kreu i qeverisë, tha se nuk është e vërtetë që në Shqipëri të lënë të vdesësh.
”Kjo është një qasje që shpreh frustrim që është te një kategori e gjerë njerëzish. Duke qënë se jetojmë në një botë që ushqehesh përditë me toksina e lajmin e keq e shpifjen mbetemi në një pozicion të vështirë në raport me të vërtetën. Sot në vend bëhen 60 mijë operacione kirurgjikale, dhe ndodh që mund të ketë një dështim, një skandal dhe këto krijojnë një atmosferë ku është e vështirë për atyre që e ndjek nga tv të racionalizojë ketë raport. Por opinionin lidhur me mjekësinë tonë sot është i formësuar nga shumica dërrmuese e atyre që lavdi zotit s’kanë pasur nevojë për këto shërbime mjekësore, kurse ata që e kanë prekur thonë të kundërtën. Nuk është e vërtetë që në Shqipëri të lënë të vdesësh, por siç ka edhe nga ata që e njollosin bluzën e bardhë, por këta janë pakicë”.