Mjekët: Covid-19 po shfaqet agresiv tek të rinjtë, 98% e kalojnë në…

Afro 35 mijë persona aktivë ose 98% e të prekurve po e kalojnë Covid-19 në banesë dhe vetëm 1.9 % e tyre kanë nevojë për shtrim në spital. Sipas mjekëve, edhe pse piku i infektimeve ka qene në muajin shkurt, sërish ata thonë se po përballen me mbingarkesë rastesh.

“Aktualisht jemi në kushtet e mbingarkesës ende. Me mbi 15-20 pacientë Covid aktivë çdo mjek. Aktualisht Covid pozitivë janë rreth 200 në forma të ndryshme”. Për shkak edhe të qarkullimit të mutacioneve të Covid-19, Mjekët thonë se muajt e fundit po vihet re një shfaqje agresive e sëmundjes tek të rinjtë, ndryshe nga fillimi i pandemisë.

“Moshat e reja mbizotërojnë numrin e pacientë e të shfaqur, ndërsa tek moshat e mëdha nuk kemi pasur raste agresive të sëmundjes. Kemi parë forma që janë lehtësisht të menaxhueshme edhe teka ta me sëmundje bashkëshoqëruese. Agresiviteti u ka mbetur moshave të reja dhe atyre mesatare”.

SHKARKO APP