”Mjekët e Onkologjikut kri**nelë, por edhe peshq të vegjël”, Bushati: Kur shohin Ramën që vjedh…

Analisti Andi Bushati thotë se mjekët që dyshohet se kanë abuzuar në spitalin Onkologjik duke zhvatur pacientët e tyre, janë kriminelë dhe monstra, por edhe se ata janë peshq të vegjël që operojnë në një sistem të ngritur për të vjedhur. Bushati tha se nuk i justifikon këta mjekë, por e kupton pse kanë vendosur të bëhen hajdutë kur kanë “shefin, ministrin dhe kryeministrin hajdut”.

“Këta që akuzohen sot i shoh si fajtorë dhe kriminelë të dyshuar, por i shoh edhe si viktima të një sistemi të ndërtuar për të vjedhur. Jemi të devotshëm për goditur peshqit e vegjël. Sado kriminalë, të pamoralshëm dhe monstruozë të kenë qenë këta që bënin këtë skemën e ilaçeve, shumë prej mjekëve, infermierëve, personelit mjekësor, janë të dënuar të pësojnë këtë fat.

Në një sistem, ku e gjithë reforma e Rilindje është konceptuar si minierë ari për t’u vjedhur. Në një sistem ku gjithçka rrotullohet rreth parasë dhe jo premtimit të shëndetësisë falas. Në këtë kuptim, nuk i justifikoj, por i kuptoj edhe ata që vendosin të bëhen hajdutë, kur e kanë shefin hajdut, ministrin hajdut dhe kryeministrin hajdutë.

A mund të ketë njeriu motivime profesionale në këtë sistem hajdutërie? A mund ta ruajë virtytin dhe ndershmërinë? Ka që e ruajnë, por kur sistemi rrotullohet rreth vjedhjes. Këta mund të jenë njerëzit më të poshtër në botë, që po merret drejtësia, por nuk janë fajtorët e vjedhjes ata, është sistem i konceptuar për të vjedhur”, tha Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

SHKARKO APP